Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

- Bota Sot

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

Real Madridi është i hapur për ta shitur sulmuesin brazilian Rodrygo në verën e vitit 2025, nëse në tavolinë vjen oferta e duhur, raporton “Sport”.

Interesimi për 23-vjeçarin është rritur, veçanërisht nga klubet si Bayern Munich dhe Arsenal, pas minutave të pakta që ai mori në Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, deri më tani, asnjëra prej skuadrave të interesuara nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për kartonin e lojtarit.

Real Madridi ka vendosur qartë çmimin e tij: çdo ofertë nën 100 milionë euro nuk do të merret fare në shqyrtim nga drejtuesit e klubit.

Rodrygo mbetet një element i rëndësishëm në skuadër, por ardhja e yjeve të rinj dhe konkurrenca në ofensivë mund të ndikojnë në të ardhmen e tij.

Nëse ndonjë klub do të jetë i gatshëm të paguajë shumën prej 100 milionë eurosh, atëherë “Los Blancos” do të jenë të hapur për negociata.

Përveç Bayern Munich dhe Arsenal, në garë për brazilianin janë edhe Liverpool dhe Man City.



Read it all at Bota Sot