Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Nunez dhe ai luan në Ligën Premier

- Bota Sot

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Nunez dhe ai luan në Ligën Premier

Liverpool ka nisur bisedimet për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, sipas një raporti të ri nga Franca. 

Sipas Foot Mercato, Liverpool ka zhvilluar bisedime me agjentin e Matetas në Paris, në përpjekje për të vlerësuar mundësinë e realizimit të një transferimi këtë verë. 

Ylli i Crystal Palace shënoi 14 gola në Ligwn Premier sezonin e kaluar dhe është lidhur gjithashtu me një kalim te Milan. 

Darwin Nunez ka qenë vazhdimisht objekt interesimi për largim gjatë afatit kalimtar të verës, me Napoli që ka shfaqur interes, dhe Liverpool po shqyrton opsionet për zëvendësues potencialë. 

Një marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez do të kushtonte rreth 60 milionë euro, dhe ai është përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Manchester United. 

Napoli ende nuk ka arritur ta përmbushë kërkesën financiare të Nunezit, kështu që Liverpool mund të presë që të ndodhë një ‘domino’ në afatin kalimtar para se të bëjë lëvizjen për Matetan, por klubit po i kryhet analiza e duhur para një largimi të mundshëm të uruguaianit. 

Liverpool do të luajë ndeshjen e radhës miqësore të parasezonit kundër Milanit më 26 korrik, teksa kampionët vazhdojnë përgatitjet për mbrojtjen e titullit.



Read it all at Bota Sot