Nuk ka më tolerancë: Chelsea mund t’i jap fund karrierës së Mudryk me këtë vendim

- Bota Sot

Nuk ka më tolerancë: Chelsea mund t’i jap fund karrierës së Mudryk me këtë vendim

Në dhjetor 2024, Mudryk u pezullua përkohësisht nga FA (Federata Angleze e Futbollit) pasi testi ‘A’ i urinës rezultoi pozitiv për meldonium, një substancë e ndaluar që mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe oksigjenimin e muskujve. 

Në qershor 2025, u ngritën akuzat zyrtare ndaj tij për ‘prani dhe/ose përdorim substance të ndaluar’ sipas rregullave 3 dhe 4 të Federatës, me rrezik një përjashtim deri në katër vjet. 

Substanca e ndaluar besohet të ketë hyrë aksidentalisht te Mudryk ndërsa ishte me ekipin e Ukrainës jashtë angazhimeve me klubin . 

Ai ka kaluar testin ‘B’ që përdoret për konfirmim, dhe ka bërë test psikologjik (poligraf) si pjesë e mbrojtjes së tij . 

Sipas Simon Leaf, nëse Mudryk shpallet fajtor, Chelsea mund të ndërpresë menjëherë kontratën për ‘mosrespektim të rëndë’, që përfshin përdorimin e substancave të ndaluara.

Klubi mund gjithashtu të kërkojë dëmshpërblim për humbjet financiare dhe prestigjin, siç kanë bërë dikur me Adrian Mutu. 

“Siç pritej, nëse Mudryk shpallet fajtor për akuzat, atëherë Chelsea jo vetëm që ka të drejtë të ndërpresë kontratën pas 14 ditësh njoftimi për arsye të mosrespektimit të rregullave, përfshirë ‘përdorimin ose posedimin e një substance të ndaluar’, por gjithashtu mund të kërkojë të padisë Mudrykun për humbjet e klubit që dalin si pasojë e shkeljes së kontratës”. 

“Në një skenar ekstrem, Chelsea mund edhe të argumentojë se Mudryk duhet t’ua kompensojë dëmet, gjë që ata e realizuan më parë me Adrian Mutu, kështu që nuk duhen përjashtuar mundësitë”, ka deklaruar Leaf, partner dhe drejtues i sportit në firmën ligjore Mishcon de Reya.



Read it all at Bota Sot