Kërc:ënoi fqinjin dhe shtiu me ar;më në ajër – arrestohet 24-vjeçari në Rahovec

- Gazeta e Prizrenit

Kërc:ënoi fqinjin dhe shtiu me ar;më në ajër – arrestohet 24-vjeçari në Rahovec

Një përplasje për një mur ndarës mes dy parcelave ka përfunduar me të shtëna armësh në fshatin Hoqë e Vogël të Rahovecit, mëngjesin e sotëm.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se E. G, 24-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij, L.A. dhe ka shtënë me armë automatike AK-47 për ta frikësuar, për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 10:00, kur viktima raportoi se ishte kërcënuar dhe kishte dëgjuar të shtëna armësh. Sipas tij, ishte ndjerë i rrezikuar pasi ndodhej afër murit ndarës, ku i dyshuari po i kërkonte të largohej.

Pas ndërhyrjes së njësive policore, me urdhër të Prokurores së Gjakovës, u bastis shtëpia e të dyshuarit, ku u gjetën dhe konfiskuan: 1 armë automatike AK-47, 1 karikator me 10 fishekë, 1 gëzhojë, 1 boks hekuri.

Në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë për ta frikësuar fqinjën, duke pretenduar se prezenca e tij pranë murit kufitar ishte “provokim”.


Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Endrit Gashi është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedura për tre vepra penale: Kanosje, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit