Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

- Bota Sot

Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa. 

Kasa vjen tek Gjilani pas një aventure në Shqipëri me Egnatian, klub me të cilin edhe u shpall kampion. 

Me këtë transferim Gjilani po e dëshmon edhe një herë tjetër se objektivi i tyre kryesor sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit. 

Njoftimi i plotë i Gjilanit: 

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë. 

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë. 

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari. 

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./



Read it all at Bota Sot