Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.
Media merr vesh nga burimet e saja se zyrtari i arrestuar është Imer Sllamniku.
Ai është ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit zyrtar, personi i arrestuar punonte në Qendrën për Regjistrim Civil dhe dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore në këmbim të një shërbimi zyrtar.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.