PSG kërkon përforcime

- Bota Sot

PSG kërkon përforcime

Pas një ecurie mbresëlënëse gjatë gjithë sezonit, Paris Saint-Germain u duk i pamposhtur deri të dielën në mbrëmje, kur u mposht nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Kjo disfatë ka ndezur alarmin brenda klubit francez, ku tashmë po shtrohen pyetje serioze mbi thellësinë dhe balancën e skuadrës, sidomos në repartin ofensiv.

Trajneri Luis Enrique, ndonëse ka në dispozicion emra të mëdhenj, ende nuk ka në ekip një qendërsulmues tipik, një lojtar me profil klasik "9", i aftë të përkthejë rastet në gola dhe të sjellë peshë në ndeshjet e ngushta.

Në këtë kontekst, drejtuesit e klubit kanë vendosur të veprojnë menjëherë në aftatin kalimtar të kësaj verë.

Sipas “L’Equipe”, drejtori sportiv Luis Campos ka kontaktuar përfaqësuesit e dy emrave të njohur: Rafael Leao dhe Victor Osimhen.

Sulmuesi portugez i Milanit, megjithëse është një lojtar i klasit të lartë dhe me profil të përshtatshëm për stilin ofensiv të PSG-së, aktualisht konsiderohet si pjesë thelbësore e projektit teknik të Massimiliano Allegrit në "San Siro", gjë që e vështirëson transferimin e tij.

Në anën tjetër, pista më e arritshme duket ajo e Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian i Napolit është gjithnjë e më pranë largimit. Ai ka dorëzuar një certifikatë mjekësore për të shmangur grumbullimin me skuadrën në kampin stërvitor në Castel Volturno, duke sinjalizuar dëshirën për të ndërprerë bashkëpunimin me kampionët e Serie A 2023.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mbetet i vendosur të mos japë asnjë zbritje në çmimin e sulmuesit, por sipas burimeve të afërta me klubin, negociatat me Galatasaray janë në një fazë të avancuar. Edhe klubi saudit Al Hilal po monitoron nga afër situatën dhe mund të hyjë në garë në çdo moment.

PSG thuhet se është e gatshme të bëjë gjithçka për t’i dhënë Luis Enrique një “bomber” të vërtetë në fazën e sulmit, një lojtar që mund të bëjë diferencën në sfidat më të mëdha.



Read it all at Bota Sot