Colwill: Jemi Chelsea, të bashkuar për të fituar gjithçka

- Bota Sot

Colwill: Jemi Chelsea, të bashkuar për të fituar gjithçka

Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, ka lavdëruar shpirtin e skuadrës që po mbizotëron tek kampionët e rinj të Botës për Klube.

Pas një sezoni të suksesshëm, ku londinezët fituan Kupën e Botës për Klube dhe Europa Conference League, si dhe siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Colwill theksoi rëndësinë e unitetit brenda ekipit.

“Jemi një skuadër, dhe kjo është pjesë e identitetit të Chelseat.

Qëndrojmë të bashkuar pavarësisht gjithçkaje. Mendoj se lojtarë si John Terry, Frank Lampard, Didier Drogba e nisën këtë frymë, dhe ne po e vazhdojmë,” tha Colwill.

“Ata ishin lojtarë të jashtëzakonshëm, ndër më të mirët që fituan shumë, por edhe ne kemi lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër – lojtarë të rinj, sigurisht – dhe ky është plani ynë: të fitojmë trofetë më të mëdhenj për Chelsean”, theksoi ai.

Duke iu referuar fitores ndaj Paris Saint-Germain, ai shtoi: “Jemi patjetër të aftë për ta bërë këtë. Mendoj se e kemi treguar. Të gjithë thoshin se PSG ishte skuadra më e mirë në botë, por ne fituam 3-0".



Read it all at Bota Sot