Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Breidablik në transfertë.
Përballja e parë e luajtur në Rrogozhinë përfundoi 1-0 për kampionët e Shqipërisë.
Egnatia iu fal golit të Ildi Grudës në frymën e fundit, i cili debutoi me gol me fanellën rrogozhinase. Megjithatë, ish-sulmuesi i Vllaznisë pritet ta nisë nga stoli edhe sfidën e sotme.
FORMACIONI I MUNDSHËM I EGNATIAS:
EGNATIA (4-2-3-1): Dajsinani; Aliyev, Sota, Xhemajli, Fangaj; Fernando, Aleksi; Ujka, Melo, Selmani; Guindo. Trajner: Edlir Tetova.