Duke qenë se nuk ia arriti dot të transferojë Luis Diaz nga Liverpool dhe kjo tashmë mund të quhet çështje e mbyllur,
Bayern Munich ka dy emra të tjerë në listë. I pari është Nick Woltemade, 23-vjeçari i Stuttgart, i cili luan si sulmues i mirëfilltë por edhe si mesfushor sulmues.
Oferta e parë e klubit bavarez për ëoltemade ishte 40 milionë euro dhe u refuzua nga Stuttgart, i cili kërkon 80 milionë euro, aq sa është klauzola e lojtarit. Një shifër shumë e madhe, për një lojtar, i cili vërtet se shkëlqeu sezonin e fundit në Bundesligë me 17 gola dhe 3 asiste, por nuk dihet nëse do e ruajë këtë formë të mirë dhe në vijim apo nëse do arrijë dot të përshtatet te një klub si Bayern.
Emri i dytë që po ndjek klubi bavarez është një opsion shumë herë më i arritshëm se i pari, bëhet fjalë për belgun e Arsenalit, Leandro Trossard. Kontrata aktuale e 30-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në vitin 2027 dhe duke mos qenë një titullar i rregullt, largimi i tij është shumë i mundshëm dhe mund të mbyllet për një shifër 15-20 milionë euro.