Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë!
Egnatia zbret në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e kthimit në raundin e parë kualifikues të Champions League 2025-2026.
Takimi i orës 21:00 do të jetë deciziv pasi 90’ e para para përballë Breidablik kanë përfunduar në favor të kampionëve të Shqipërisë.
Goli i Ildi Grudës do të jetë një “thesar” për tu mbrojtur pasi i jep një avantazh të konsiderueshëm të besuarve të Tetovës, të cilëve u mjafton një barazim për të kaluar për më tej.