I riu nga Rahoveci vdiq duke luajtur volejboll në plazhin e Dhërmisë

- Bota Sot

I riu nga Rahoveci vdiq duke luajtur volejboll në plazhin e Dhërmisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar.

Në Dhërmi, ka vdekur një 20 vjeçar nga Kosova.

Lidhur me rastin detajet e reja janë bërë të ditura nga A2 CNN.

Referuar raportit të policisë, i riu nga Kosova vdiq derisa po luante volejboll me shokët e tij.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia.

Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.



Read it all at Bota Sot