Mesfushori argjentinas Charly Alcaraz është shprehur i entuziazmuar pas zyrtarizimit të transferimit të tij të përhershëm te Everton-i.
Pas huazimit nga Flamengo sezonin e kaluar, klubi anglez vendosi ta blejë kartonin e tij muajin e kaluar, duke e bërë pjesë të plotë të skuadrës për sezonet në vijim.
“Jam shumë i lumtur. Pushimet ishin të bukura, por disi të gjata, kështu që mezi prisja të kthehesha në stërvitje”, tha ai për faqen zyrtare të Evertonit.
“Kur mësova që do të qëndroja te Everton, ishte fantastike. Mezi prisja t’i shihja përsëri shokët e skuadrës dhe stafin teknik. Ishte një lajm që më gëzoi jashtë mase dhe nuk e fsheh që e dëshiroja me gjithë zemër këtë lëvizje”, theksoi Alcarez.
Ai foli edhe eksperiencën e tij në Angli dhe rëndësinë e Evertonit në zhvillimin e tij.
“Mësova shumë në kohën time te Southampton, por këtu te Everton-i kam mësuar edhe më shumë.
Stafi dhe bashkëlojtarët më ndihmojnë shumë – madje edhe me gjuhën angleze – dhe kjo më bën më të fortë, më jep më shumë dëshirë për të vazhduar këtu. Unë me të vërtetë doja të qëndroja dhe të vazhdoja karrierën time në këtë klub të madh”, pohoi ai.