Marc-Andre ter Stegen stërvitet i vetëm për të dytën ditë radhazi

- Bota Sot

Marc-Andre ter Stegen stërvitet i vetëm për të dytën ditë radhazi

Mes Barcelonës dhe Marc-André ter Stegen situata është e tendosur pasi siç dihet klubi spanjoll i ka kërkuar portierit gjerman që të largohet në këtë merkato vere.

Siç dihet Barcelona është në kërkim të fondeve për të regjistruar lojtarët e rinj dhe shifra e kursyer duke larguar Marc-André ter Stegen është e rëndësishme për arritjen e këtij objektivi.

Sipas medieve spanjolle si dje edhe sot portieri gjerman është parë duke u stërvitur i vetëm dhe jo me pjesën tjetër të grupit.

Versioni zyrtar i skuadrës është se ai kishte shqetësime muskulore ndërsa për ekspertët e merkatos ky është një sinjal i qartë që po i jep klubi lojtarit për t’i treguar se nuk ka më të ardhme në Katalonjë.



Read it all at Bota Sot