Peposhi njofton largimin nga Kosova

- Bota Sot

Peposhi njofton largimin nga Kosova

Aventurës e Ardit Peposhit me ekipin e Vushtrrisë i ka ardhur fundi.

Është vetë mbrojtësi 31-vjeçar i cili ka zyrtarizuar largimin e tij nga ekipi i Ligës së Parë të Kosovës.

Ardit Peposhit i përfundoi kontrata tek Vushtrria dhe vendosi të largohej. Ish-mbrojtësi i cili ka eksperiencë disa vjeçare në Kategorinë Superiore, tashmë është lojtar i lirë.

Njoftimi zyrtar i Ardit Peposhit:

Dua të njoftoj se kontrata ime me KF Vushtrria ka përfunduar zyrtarisht.

Falënderoj klubin për besimin dhe mundësinë, bashkëlojtarët për bashkëpunimin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë kohës që isha pjesë e kësaj skuadre.

Turoj klubit shumë suksese në të ardhmen!



Read it all at Bota Sot