Agjenti i Gianluigi Donnarummas, Vincenzo Raiola, ka ndezur spekulimet me paraqitjen e tij të fundit në selinë e Interit, duke rritur zërat për transferimin e mundshëm të portierit të PSG-së tek Zikaltërit.
Kontrata e Donnarummas me parizienët zgjat deri në qershor 2026, por negociatat mes dy palëve për rinovim e kontratës janë bllokuar.
Megjithatë, Raiola mohoi çdo përfshirje me Interin.
“Interi ka portierin e vet, për momentin gjithçka është e qetë”, ka thënë ai për mediet italiane.
Raiola theksoi se vizita e tij kishte të bënte me organizimin e ekipit U-23 dhe lojtarët e rinj të klubit italian, jo me Donnarumman.
Megjithatë, Raiola lë të hapur derën për të ardhmen.
“Nëse e shesin (Sommerin), kjo është një histori tjetër”, ka theksuar agjentin i Donnarumma-s.