Real Madridi tashmë ka marrë një mesazh të qartë nga “Anfield”: Ibrahima Konaté nuk do të largohet nga Liverpooli për më pak se 50 milionë euro.
“Të Kuqtë” nuk janë të gatshëm të lëshojnë pe në kërkesat e tyre financiare, pavarësisht se qendërmbrojtësi francez ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2026.
Klubi anglez mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. Edhe pse janë të vetëdijshëm që mbrojtësi e sheh të ardhmen e tij vetëm në “Santiago Bernabéu” dhe ekziston mundësia që ta humbasin falas pas dy vitesh, ata nuk po e shqyrtojnë opsionin për të ulur çmimin.
Liverpool beson se ende ka kohë për ta bindur lojtarin gjatë sezonit, siç ka ndodhur më parë me rastet e Salah apo Van Dijk. Megjithatë, përvoja e fundit me Trent Alexander-Arnold shërben si një kujtesë e kushtueshme për pasojat e pritjes.
Në Valdebebas nuk janë të gatshëm të hyjnë në ankande.
iç raporton gazeta AS, Real Madridi ka një plan të qartë: nëse Konaté mund të merret për një shumë afër 25 milionë eurove, atëherë do të veprojnë; përndryshe, do të presin deri në vitin 2026 për ta firmosur si lojtar të lirë. Lojtari tashmë ka shprehur preferencën e tij që të mos shkojë askund tjetër.
Pengesa kryesore, përveç çmimit, është teprica e mbrojtësve në skuadrën “e bardhë”. Aktualisht, janë gjashtë qendërmbrojtës në listë, dhe vetëm largimi i njërit prej tyre mund të hapë rrugën për ardhjen e menjëhershme të Konatës. Megjithatë, ai përshtatet mirë në projektin afatmesëm, sidomos nëse konsolidohet sistemi me tre mbrojtës.