Pagë e majme për shqiptarin e Kosovës në Rusi

- Bota Sot

Pagë e majme për shqiptarin e Kosovës në Rusi

“Dritares” kryesore të transferimeve të Rubin Kazanit po i vjen fundi.

Sulmuesi Mirlind Daku ka firmosur të dielën marrëveshjen për një kontratë të re me klubin.

Një njoftim zyrtar për këtë firmë erdhi të dielën dhe Mirlindi është bërë një nga lojtarët më të paguar të RPL-së.

Sipas “BUSINESS Online”, marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029 (e vjetra ishte e vlefshme deri në vitin 2026). Skuadra e lojtarit shqiptar këmbënguli për një zgjatje të kontratës.

Deri në fund të saj, Mirlindi do të jetë 31 vjeç, çka do të thotë se pjesa më e madhe e karrierës së tij profesioniste do të ketë kaluar te Rubini.

Gjithashtu, sipas informacioneve, klubi ofroi një pagë prej 2.5 milionë eurosh neto në vit. Pjesa tjetër janë bonuse.

Kjo pagë është një rritje e konsiderueshme në krahasim me 700 mijë eurot që fitonte Mirlindi më parë.

Në të njëjtën kohë, Zeniti i ofroi Mirlindit kushte shumë më të mira kontraktuale. Me të gjitha bonuset, në Shën Petersburg, ai do të fitonte pothuajse 4 milionë euro. Kjo do të thotë se Dakut nuk ka shkuar dëm “djersa”.

Ai, në dy sezone ka shënuar 25 gola si dhe ka dhënë 12 asiste. Bazuar në burimet e hapura, vetëm dy lojtarë do të fitojnë më shumë se Daku në kampionatin rus. Xhon Kordoba nga Krasnodar (4 milionë euro) dhe Vilmar Barrosh nga Zenit (5 milionë euro). Të dyja klubet janë në konkurrencë të vazhdueshme për kampionatin. Kordoba është golashënuesi më i mirë i ekipit dhe Barrosh është zëvendëskapiteni i Zenitit.



Read it all at Bota Sot