Publikohen formacionet zyrtare të sfidës me Diferdanzh, Drita për fitore!
Skuadra e Dritës kërkon që të përmbushë me sukses misionin e saj në turin e parë të Ligës së Kampioneve, duke synuar kualifikimin përballë Diferdanzh në transfertën në Luksemburg.
Kampionët e Kosovës kanë fituar 1-0 sfidën e parë në shtëpi përballë homologëve të Luksemburgut falë golit të Manajt në fund të një ndeshje të dominuar plotësisht.
Duket se ekipi i drejtuar nga Zekerija Ramadani nuk do të heqë dorë nga loja ofensive as në ndeshjen e dytë, teksa ka aktivizuar treshen Balaj-Krasniqi-Ajzeraj në mbështetje të Manajt.