Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

- Bota Sot

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

Kryeministri hungarez thotë se duhet të vendosen sanksione ndaj udhëheqësve të Ukrainës – një deklaratë e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah për vdekje gjatë mobilizimit të detyruar në Zakarpattia. Sot në Bruksel, qeveria hungareze nisi përfshirjen e menjëhershme të zyrtarëve ukrainas përgjegjës për vdekjen e një qytetari hungarez në listën e sanksioneve për të drejtat e njeriut të BE-së”, shkroi Viktor Orban në Facebook.

Forcat Tokësore të Ukrainës hodhën poshtë akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njësinë e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua në spital, ku mjekët diagnostikuan “një reagim akut stresi” dhe e pranuan për kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe për qindra etnikë hungarezë nga Zakarpattia të vrarë nga forcat ruse në këtë luftë pushtuese? Kjo nuk duket se shqetëson “humanistin e madh” Orban. 



Read it all at Bota Sot