Vllaznia firmos me 22-vjeçarin shqiptar

- Bota Sot

Vllaznia firmos me 22-vjeçarin shqiptar

Vllaznia firmos me 22-vjeçarin shqiptar!

Vllaznia ka bërë sot zyrtar përforcimin e radhës duke afruar një anësor sulmi për të shtuar opsionet në dispozicion të trajnerit Edi Martini.

Kuqeblutë kanë bërë të ditur se pjesë e tyre tashmë do të jetë edhe 22-vjeçari Edon Murataj.

Sulmuesi i rritur në radhët e akademisë së Antverp në Belgjikë, së fundmi ka qenë pjesë e SV Lafnitz në kategorinë e dytë austriake, klub nga i cili u largua si lojtar i lirë në mbyllje të sezonit..



Read it all at Bota Sot