Ku ka mbetur pak më shumë se një muaj, disa prej klubeve të Kategorisë Superiore do të nisin fazat përgatitore.
Gjithashtu Vora do të nisë përgatitjet e tyre parasezonale.
Kampionët e Kategorisë së Parë, do të nisin të hënën e ardshme fazën përgatitore.
Përpara se të nisin sezonin e tyre në Kategorinë Superiore, Vora do të zhvillojë tre sfida miqësore.
“Blutë” do të përballen me Teutën, Arsimin dhe Shkupin në tre takimet miqësore.
Këto sfida do të jenë një test mjaft i mirë për Vorën ën prag të debutimit historik në elitën e futbollit shqiptar.