Ky ekip shqiptar mund të ndeshet me Cërvena Zvezdën! Do të jetë dhimbje koke si për Beogradin ashtu edhe për UEFA-n

- Bota Sot

Ky ekip shqiptar mund të ndeshet me Cërvena Zvezdën! Do të jetë dhimbje koke si për Beogradin ashtu edhe për UEFA-n

A do të kemi përballje mes shqiptarëve dhe serbëve në garat evropiane përkatësisht në Champions League në futboll?

“Një ndeshje me rrezik të lartë mund të luhet së shpejti në Beograd. 

Gjithçka do të dihet të hënën kur të hidhet shorti në selinë e UEFA-s.

Ka disa çifte të vështira që mund të shkaktojnë dhimbje koke si për Beogradin ashtu edhe për UEFA-n, kryesisht për sa i përket organizimit të ndeshjes.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mund të shkojë në Beograd, pasi ka kaluar raundin e parë kualifikues dhe tani luan kundër kampionëve rumunë Steaua që nuk ishin aspak bindës kundër ekipit të Andorrës, Inter Escalders, dhe madje humbën ndeshjen e dytë 2:1.

Shkëndija është një ekip shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe tifozët e tyre janë shqiptarë”, shkruan mediumi boshanjak “Sportsport”.

“Ata vijnë nga Tetova dhe luajnë ndeshjet e tyre evropiane në Shkup, ku kishte disa mijëra prej tyre të martën në mbrëmje ku eliminuan ekipin TNS nga Uellsi.

Një ndeshje eventuale midis Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Shkëndijës do të ishte sigurisht një duel me rrezik të lartë, veçanërisht pasi ekipi nga Maqedonia ka një bazë të fortë tifozësh dhe ata me siguri do të planifikonin që të shkonin në Beograd”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot