Humbja ndaj Chelsea-s trazon ujërat

- Bota Sot

Humbja ndaj Chelsea-s trazon ujërat

Humbja 3-0 ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, duket se ka trazuar ujërat te PSG.

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, kampioni i Francës po përgatit një operacion “spastrimi” në ekip, ku pritet të largohen 11 lojtarë.

Në listën e largimit, emrat e parë janë ata të Milan Skriniar, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Marco Asensio dhe Randal Kolo Muani, të cilët sezonin e kaluar ishin të huazuar dhe nuk janë më në planet e mundshme të Luis Enrique. Emra të tjerë që po ashtu janë në listën e largimit dhe vetëm pritet oferta e duhur për ta, janë Gabriel Moscardo, Lucas Hernandez, Lucas Beraldo, Kang-in Lee dhe Gonçalo Ramos.

Ndërsa dilema më e madhe është Gigio Donnarumma. Kontrata e portierit italian skadon verën e vitit të ardhshëm dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim. Nëse italiani nuk rinovon, te PSG duan ta largojnë që këtë verë duke parë interesin e disa klubeve të mëdha si Chelsea dhe Manchester City, me qëllim që të mos lejojnë largimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Në anën tjetër, Donnarumma duket se është i bindur për të vazhduar deri në fund të kontratës me PSG-në, por italiani nuk duket i bindur për një rinovim të mundshëm



Read it all at Bota Sot