Newcastle United ka bërë të qartë se Alexander Isak nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të madh nga Liverpool.
Sipas “The Telegraph”, klubi nga “Anfield” ka bërë një ofertë marramendëse prej 120 milionë funte për sulmuesin suedez, por është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit anglez.
25-vjeçari është gjithashtu në ‘radarin’ e Arsenalit, por Newcastle mbetet e vendosur që ylli i tyre të mos largohet gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit nga “St. James Park” kanë konfirmuar qëndrimin e tyre edhe pas kontaktit të fundit që kanë pasur me Liverpoolin në 24 orët e fundit. Ata po punojnë paralelisht për të forcuar repartin ofensiv, ku në fokus është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike.
Përkundër ofertave të mëdha, Newcastle nuk ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e Isak, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të projektit të klubit për sezonin e ri.