Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është gati të bëjë një “pastrim të madh” në javët e ardhshme, teksa skuadra londineze synon të krijojë hapësira për përforcimet e reja.
Sipas “The Mirror”, Arsenali tashmë ka siguruar shërbimet e portierit Kepa Arrizabalaga, mesfushorit Christian Norgaard dhe Martin Zubimendi.
Ndërkohë, po afrohen edhe marrëveshjet për sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting CP, Noni Madueke nga Chelsea dhe mbrojtësin Cristhian Mosquera nga Valencia.
Për të liruar vend në skuadër, drejtuesit e ‘Topçinjve’ janë të hapur të presin ofertat për disa lojtarë: Oleksandr Zinchenko, Karl Hein, Albert Sambi Lokonga, Fabio Vieira dhe Reiss Nelson.
Gjithashtu, janë duke u zhvilluar bisedime edhe për të ardhmen e mbrojtësit polak Jakub Kiëior.
Kujtojmë që gjatë kësaj vere, Arteta ka ndarë rrugët edhe me disa emra të njohur si Thomas Partey, Jorginho, Takehiro Tomiyasu dhe Kieran Tierney, duke sinjalizuar një transformim të thellë në skuadër para fillimit të sezonit të ri.