Lorenzo Lucca në Napoli?

- Bota Sot

Lorenzo Lucca në Napoli?

Pas një sezoni të suksesshëm në Serie A 2024-2025, Napoli i Antonio Contes është gati të vazhdojë ndërtimin e skuadrës fituese edhe gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Objektivi kryesor është një ‘vrasës’ i ri në sulm. Dhe duket se zgjedhja është bërë. Lorenzo Lucca është shumë pranë kalimit në “Diego Armando Maradona”.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Napoli ka arritur marrëveshje verbale me Udinesen për transferimin e sulmuesit italian 24-vjeçar.

Lojtari thuhet se do të kalojë tek ‘napolitanët’ fillimisht në formë huazimi për çmimin 9 milionë euro me detyrim blerje për 26 milionë euro-bonuse.

Siç raportohet, Lucca do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Napolin brenda kësaj jave, duke u bërë goditja e parë e madhe e verës për kampionët në fuqi të Italisë, që synon ta ruajë nivelin konkurrues në elitën e futbollit italian dhe evropian.



Read it all at Bota Sot