Trajneri i ri i Romës, Gian Piero Gasperini, po punon intensivisht për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri, dhe prioriteti i tij aktual është përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.
Objektivi kryesor është talenti 21-vjeçar i Flamengos, Wesley.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Roma është gati të intensifikojë negociatat me klubin brazilian, edhe pse Flamengo nuk pranon të ulet nga kërkesa prej 25 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.
“Gasperini është magjepsur nga Wesley”, shkruan Romano në rrjetet sociale, duke shtuar se klubi nga kryeqyteti italian pritet të rikthehet me një tjetër tentativë për të arritur marrëveshjen.
Pavarësisht ngërçit në çmim, drejtuesit romakë nuk janë dorëzuar. Flamengos i është bërë e qartë se nuk do të ketë më oferta të reja për momentin, përderisa nuk ndryshon qëndrimin mbi vlerësimin e lojtarit.
Transferimi i Wesley mund të jetë një nga goditjet më të mëdha të kësaj verë për Romën, teksa Gasperini synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e sezonit 2025/26 në Serie A dhe Evropë.