Man United hap bisedimet për Estupina-n, e kërkon edhe Milani

- Bota Sot

Man United hap bisedimet për Estupina-n, e kërkon edhe Milani

Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet me Brighton për mbrojtësin e majtë Pervis Estupinan, i cili ka shkëlqyer në Premierligë që nga transferimi i tij nga Villarreal në vitin 2022.

Sipas “talkSPORT”, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nisur negociatat për të siguruar shërbimet e mbrojtësit ekuadorian, i cili ka më pak se dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me Brightonin.

Interesim për Estupinan ka shfaqur edhe gjiganti italian AC Milan, që pas shitjes së Theo Hernandez te Al-Hilal është në kërkim të një zëvendësimi të denjë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Në anën tjetër, Manchester United vazhdon të përballet me probleme fizike të Luke Shaë, dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë një alternativë afatgjatë për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Estupinan pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në këtë verë, me dy gjigantët evropianë që tashmë kanë hyrë në garë të drejtpërdrejtë për shërbimet e tij.



Read it all at Bota Sot