Juventus bën gati 17 milionë euro për Sanchon

- Bota Sot

Juventus bën gati 17 milionë euro për Sanchon

Juventusi vazhdon të ndjekë me ngulm pistën që çon te Jadon Sancho dhe së fundmi ka bërë një ofertë të re për Manchester United. Sipas gazetarit të njohur italian Alfredo Pedullà, “Zonja e Vjetër” ka rritur ofertën e saj në 15 milionë paund (rreth 17.3 milionë euro), duke u mbështetur edhe te dëshira e vetë sulmuesit anglez për t’u transferuar në Torino.

Megjithatë, që operacioni të konkretizohet, është e nevojshme më parë shitja e Nico Gonzalez. Al Ahli nga Arabia Saudite ka ofruar 30 milionë euro për sulmuesin argjentinas, një shumë e rëndësishme që do t’i mundësonte Juventusit të balancojë shpenzimet e bëra një vit më parë për ta marrë nga Fiorentina, 33 milionë euro mes huazimit dhe blerjes përfundimtare.

Gonzalez, që në bilanc figuron me vlerën 25 milionë euro, fillimisht ishte hezitues, por më pas ka pranuar të shqyrtojë mundësinë e transferimit në Lindjen e Mesme.

Në planet e trajnerit Igor Tudor për sezonin e ardhshëm është formimi i një dysheje sulmuese Conceição-Sancho, për t’i dhënë më shumë larmi dhe papritur sulmit bardhezi. Marrëveshja për sulmuesin portugez është praktikisht e mbyllur:

Juventusi do ta blejë atë përfundimisht për 32 milionë euro – dy më shumë se klauzola prej 30 milionësh – duke i shtuar kësaj shume edhe 9.5 milionë eurot e huazimit të paguara sezonin e kaluar.



Read it all at Bota Sot