Humbja e rëndë dhe e papritur e Diogo Jotës ka lënë një boshllëk të thellë në radhët e Liverpool-it, jo vetëm në aspektin emocional dhe psikologjik, por edhe në fushën e lojës.
Trajneri i ri Arne Slot dhe stafi drejtues janë tashmë të detyruar të ndërhyjnë në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë në repartin ofensiv.
Synimi kryesor i Liverpool-it ishte Alexander Isak, por sipas “Sky Sports”, Newcastle e ka bërë të qartë se sulmuesi suedez nuk është në shitje dhe nuk pranon as të hyjë në negociata. Edhe pse “The Reds” kishin gati një ofertë prej rreth 120 milionë eurosh, “qymyrxhinjtë” e Premier League nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari i tyre kryesor.
Pas këtij refuzimi, Liverpool ka vendosur ta ridrejtojë buxhetin e lartë në drejtim të alternativave të tjera. Një nga emrat më të përfolur është ai i Hugo Ekitike, sulmuesi 23-vjeçar i Eintracht Frankfurt, i cili shihet si një profil i përshtatshëm për filozofinë e lojës që dëshiron të ndërtojë Slot.
Gjithsesi, Ekitike nuk është i vetmi në listë. Sipas “Daily Mail”, katër emra të tjerë janë aktualisht në tryezën e drejtuesve të Liverpool: Një ndër ta është Victor Osimhen, por sulmuesi nigerian thuhet se preferon transferimin tek Galatasaray, duke e bërë pistën të vështirë për anglezët.
Pistë tjetër është Ollie Ëatkins, një nga lojtarët kyç të Aston Villës, si dhe Rodrygo i Real Madrid, për të cilin pritet një “luftë” e vërtetë në merkato, pasi edhe Arsenal është futur fuqishëm në garë për brazilianin.