Eliminimi turpërues i Egnatias nga Champions League, zyrtari i Skënderbeut “thumbon”

- Bota Sot

Eliminimi turpërues i Egnatias nga Champions League, zyrtari i Skënderbeut “thumbon”

Fitorja në Rrogozhinë nuk mjaftoi. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve.

Kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku një ndër to ka qenë edhe drejtori sportivi i Skënderbeut, Ardi Gjançi.

Ky i fundit menjëherë pas ndeshjes Breidablik – Egnatia, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ekipit të “Skënderbeut të Artë”. Vlen të përmendet se ai ishte ekipi i vetëm nga Superiorja, që arriti grupet e një kompeticioni evropian, asokohe Europa League.

Ky ishte një “thumb” i drejtpërdrejtë nga zyrtari i korçarëve për klubin rrogozhinas, të cilët tashmë do të luajnë në turin e dytë të Conference League.



Read it all at Bota Sot