Luftarak i madh e i pakalueshëm në mbrojtje!
I panjohur deri në ato çaste (21 gusht, 1983) në elitën e futbollit ish jugosllav, e kush tjetër Skënder Shengyli!
Nga Liria iu bashkua Prishtinës.
Bëri lojë të madhe kundër Partizanit të Beogradit, në ndeshjen e javls së 2-të që u zhvillua më 21 gusht të vitit 1983!
Partizani gjunjëzohet me rezultat 2:1 nga Prishtina.
Fitorja e dytë rresht e Prishtinës pas asaj me 1:0 ndaj Dinamos së Vinkovcit.
Dy ndeshje po aq fitore për Prishtinës që shkaktoi senzacion si debutuese në shtetin që nuk ekziston më.
Minuta e 53-të solli rrëmujë në fushë dhe kartonin e kuq!
Xhevat Prekazi luante për Partizanin duke mos pasur zgjidhje tjetër ngase Shengyli i rrinte si hije, nuk e lejonte që të merrte frymë.
Prekazi nga nervozizmi e si për çudi e goditi me bërryl Shengylin në fytyrë duke e hedhur në tokë!
Gjyqtari Martinoviq ishte afër dhe pa menduar dy herë Xhevat Prekazin e përjashtoi nga loja.
Tifozët shpërthejnë në brohoritje për shpirtin luftarak të Shengylit ndërsa Prekazi duke protestuar për kartonin e kuq, kokulur u largua nga fusha.
Sipas gazetës “Sporti” të Beogradit, rrrth 40 mijë shikues e përcollën ndeshjen dhe lojtar i ndeshje ishte Fadil Vokrri.
Kapiteni Ramadan Cimili me shokë festuan fitoren e madhe, të dytën rresht për dy ndeshje e kampionatit.
Më 21 gusht - 1983, java e 2-të,
Prishtina – Partizani 2:1
Shikues: 40.000.
Gjyqtar: S. Martinoviq (Titograd), T. Maxhoski (Prilep) e M. Stojanoviq (Titorgrad).
Shënues: Zoran Batroviq (33’), Fadil Vokrri (57) - Dragan Mance (16).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli (Lubisha Trajkoviq), Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana (Faruk Domi) dhe Zoran Batroviq.
Partizan: Stojiqi, Radoviqi, Rojeviqi (Varga), Dimitrijeviqi (Mashiq), Jeshiq, Radanoviqi, Smajiqi, Zhivkoviqi, Mance, Vukotiqi dhe Xhevat Prekazi.