Ekipi kombëtar i Holandës ka njoftuar zyrtarisht se Andries Jonker po i jep fund mandatit të tij të dytë, si trajner i ekipit kombëtar për femra.
Ekipi holandez dështoi të realizonte "mrekullinë e Bazelit" dhe u eliminua nga Kampionati Evropian, kështu që humbja 5-2 ndaj Francës ishte ndeshja e fundit e Jonkerit në krye të ekipit.
"Ishte një performancë fantastike. Do të më mungojë", tha trajneri holandez për NOS në lamtumirën e tij, duke shprehur kënaqësinë e tij me performancën e ekipit të tij kundër Francës.
"Kam bërë gjithçka që munda këto ditët e fundit për tu siguruar që ekipi dha gjithçka që kishte për atë shans të vogël që kishim ende ", pranoi ai. "Isha shumë krenar për gjithçka dhe për të gjithë. E pamë Francën në një gjendje shoku dhe nëse do të shënonim një gol tjetër, do të ishim mbi ta", vazhdoi ai.
Pas periudhës së tij të parë si trajner i ekipit kombëtar në vitin 2001, ku u ul në stol tetë here, trajneri u rikthye në këtë rol në vitin 2022. Në mandatin e tij të dytë, ai i ka drejtuar Portokallinjtë në 43 ndeshje, madje duke i çuar ata në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve .
"Faleminderit, Andries, për përkushtimin tënd dhe 51 ndeshjet e tua si trajner i yni.
Të urojmë gjithë të mirat në mandatin tënd të ardhshëm", thuhet në postimin në Twitter të ekipit kombëtar që njofton largimin e tij.