Shembet direkt mbi kabinën e kamionit ura për këmbësor në Linz, lëndohen rëndë dy persona

- Bota Sot

Shembet direkt mbi kabinën e kamionit ura për këmbësor në Linz, lëndohen rëndë dy persona

Një urë për këmbësor është shembur në Linz të Austrisë, duke lënë lënduar rëndë dy persona që gjendeshin në kamionin që siç raportohet goditi urën.

Sipas informacioneve fillestare, shoferi i kamionit mund ta ketë llogaritur gabim lartësinë e urës në lagjen Auwiesen të Linz ( Austri ) ndërsa po hynte në një garazh parkimi nëntokësor, raportuan mediat lokale.

Shërbimet e emergjencës e ngritën me kujdes urën e shembur duke përdorur një vinç.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar, pasi në momentin e shembjes së urës nuk kishte këmbësor në urë. 



Read it all at Bota Sot