Presioni i Milanit për transferimin e Ardon Jasharit vazhdon pa u ndalur.
Në ditët e fundit, skuadra kuqezi ka paraqitur një ofertë prej 32.5 milionë eurosh plus bonuse te Brugge, por ende po pret një përgjigje zyrtare nga klubi belg.
Situata mbetet në pritje, megjithatë ka një zhvillim të rëndësishëm që mund të shënojë një kthesë në këtë marrëveshje.
Pas paraqitjes në stërvitjen e fillimit të sezonit dhe zhvillimit vetëm të një seance stërvitore individuale, Jashari nuk është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Kjo mungesë, pas qëndrimit fillestar të fortë të Brugge, mund të interpretohet si një shenjë e hapjes nga ana e klubit belg për negociata të mëtejshme.
Kjo është një mundësi e vogël që mund të ringrejë dialogun mes palëve dhe të japë sinjale pozitive për të ardhmen e tratativave.
Oferta e Milanit për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane të lindur në vitin 2002 është ende aktive dhe nuk ka një afat skadimi të përcaktuar, por drejtuesit kuqezi, me në krye Taren, nuk do të presin pafundësisht.
Përshtypja e përgjithshme është se diçka po lëviz në drejtim të përfundimit të kësaj marrëveshjeje, ndërsa të gjithë janë me sytë nga lëvizjet e fundit të Brugge për Jasharin.