Përse dështoi kalimi i Nunez te Napoli?

- Bota Sot

Përse dështoi kalimi i Nunez te Napoli?

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Napoli ka braktisur përfundimisht interesimin për sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nunez, pas plot 70 ditësh negociata. Klubi italian ka zgjedhur të përqendrohet tek transferimi i Lorenzo Luccas nga Udinese.

Pse dështoi marrëveshja e Napolit me Nunez?

Napoli, i cili tashmë ka shitur Khvicha Kvaratskhelian te PSG dhe është në prag të shitjes së Victor Osimhen te Galatasaray për 75 milionë euro, po përgatitet për një verë të ngarkuar me transferime. Klubi ka siguruar edhe rikthimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.

Këtë verë, Napoli ka transferuar tashmë Kevin De Bruyne nga Manchester City dhe është pranë afrimit të Luccas, Noa Lang, Sam Beukema, Dan Ndoye dhe Vanja Milinkovic-Savic.

Darwin Nunez ishte në krye të listës së dëshirave të Napolit në fillim të merkatos. Negociatat me Liverpoolin vazhduan deri dy ditë më parë, por më pas Napoli vendosi të ndjekë opsionin Lucca.

Nuk pati probleme me marrëveshjen personale – Napoli ishte i gatshëm të ofronte mbi 5 milionë euro në sezon për Nunez. Liverpooli refuzoi ofertën fillestare prej 42 milionë eurosh dhe edhe një tjetër prej mbi 50 milionë eurosh, duke e bërë transferimin shumë të kushtueshëm për Napolin.

Për këtë arsye, klubi italian po mbyll marrëveshjen me Lucca, i cili do t’i kushtojë rreth 35-40 milionë euro, me një huazim fillestar dhe detyrim blerjeje.

Paratë e kursyera nga mosmarrëveshja për Nunez do të shfrytëzohen për objektiva të tjerë si Ndoye ose Milinkoviq-Saviq.

Ndërkohë, Nunez mbetet ende në treg, me oferta të mundshme, përfshirë edhe një interesim nga Al-Hilal i Simone Inzaghit në Arabinë Saudite.



Read it all at Bota Sot