Përforcimi i fundit i Kopenhagës, kushton gati sa krejt skuadra e Kosovës

- Bota Sot

Përforcimi i fundit i Kopenhagës, kushton gati sa krejt skuadra e Kosovës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj ekipit të famshëm, Kopenhagës.

Ekipi danez ka një vlerë të lartë sipas sajtit “Transfermarkt”.

Deri në 93 milionë euro është shifra e skuadrës.

Madje transferimi i tyre i fundit vlen pothuajse aq sa komplet ekipi nga Gjilani, Drita.

Bëhet fjalë për Josufa Moukoko, të cilin e transferuarn për 5 milionë euro nga Borussia Dortmundi.

Kurse, vlera totale e klubit kosovar është 6.3 milionë euro, me Albert Dabiqaj që është më i shtrenjti te Drita me shifrën 600 mijë euro.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes klubit danez dhe atij kosovar zhvillohet më 22 korrik..



Read it all at Bota Sot