Sileksi ia ka frikën skuadrës shqiptare! Vasoski dhe Angjeleski: Jemi ekip më i mirë se Deçiqi

- Bota Sot

Sileksi ia ka frikën skuadrës shqiptare! Vasoski dhe Angjeleski: Jemi ekip më i mirë se Deçiqi

Ekipi i Sileksit të Kratovës do të presë nesër (19.00) Deçiqin e Tuzit në fushën e FFM-së në Shkup, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues në Conference League në futboll.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi e ka fituar takimin e parë me rezultat 2:0.

Trajneri i Sileksit, Aleksandar Vasoski, dhe kapiteni Darko Angjeleski, besojnë në fitore.

"Jemi të vetëdijshëm se kemi një rezultat negativ nga ndeshja e parë. Megjithatë, mendoj se kemi forcë ta eliminojmë Deçiqin.

Kemi një mundësi të vërtetë për ta eliminuar ekipin nga Mali i Zi", thai Vasoski .

Kapiteni Darko Angeleski është i bindur se Sileksi mund të vazhdojë përpara: “Mendoj se jemi mjaftueshëm të përgatitur dhe mbi të gjitha cilësorë për ta kthyer këtë ndeshje në favor tonin dhe se mund ta eliminojmë Deçiqin e të vazhdojmë para.

Jemi gati edhe për kohën shtesë, megjithatë mendoj se nuk do të ketë nevojë për vazhdime.

Jemi një ekip më cilësor se ata, dhe do ta tregojmë këtë në fushë".



Read it all at Bota Sot