Besir Demiri: Le të tregojmë më të mirën

- Bota Sot

Besir Demiri: Le të tregojmë më të mirën

Futbollisti shqiptar, Besir Demiri, shpreson në mrekulli me Rabotniçkin e Shkupit, pasi që ndeshjen e parë e humbën me rezultat 3:0 nga skuadra bjelloruse, Torpedo Belaz, në rrethin e parë kualifikues të Conferencfe League.

Ndeshja luhet nesër (18.00).

Kapiteni i Rabotniçkit, Besir Demiri, shpreh optimizmin: "Motivimi në ndeshje të tilla është në nivelin më të lartë.

Ne e dimë se çfarë sjell Conference League.

0:3 nga ndeshja e parë nuk pasqyron lojën që treguam në Hungari.

Ne kemi analizuar kundërshtarin dhe gabimet tona gjatë gjithë javës, shpresoj që nesër të dalim në fushë dhe të tregojmë më të mirën tonë".



Read it all at Bota Sot