Pal Dreshaj është njeriu që i dha shkëlqimin shqiptarëve të Malit të Zi!
Me sukses tash e sa vite e drejton klubin e futbollit Deçiqi nga Tuzi, kampion i Malit të ZI në edicionin 2023-2024 dhe fituse i Kiupës në edicionin 2024-2025.
Vite me radhë marrin pjesë në garat evropiane.
Nesër (19.00) në Shkup synojnë kualifikimin në rrethin e dytë të Conference League.
Deçiqi e ka fituar takimin e parë me rezultat 2.0 ndaj Sileksit.
Rezultati është në favor të skuadrës shqiptare ndaj Sileksit nga Maqedonia e Veriut
Pal Dreshaj, president i KF Deçiqit, njeriu që bëri ndryshime të mëdha në futbollin e shqiptarëve në Ml të Zi, duke i dhënë krenarinë Malësisë.
Deçiqin e ngriti në piedestalin më të lartë të futbollit malazez, duke e thyer dominimin e skuadrave të mëdha malazeze siç është Buduçnosti i Podgoricës dhe Sutjeska e Nikshiqit.
Jo me kaq, ka rinovuar stadiumin në Tuz dhe është me reflektorë.
Javën që e lamë pas zhvilloi ndeshjen historike evropiane para shikuesve të vet në Tuzin e bukur në stadiumin “Besa”.
Klub që ka stemën kuqezi, që po bëhet krenari e shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi.