Barcelona zyrtarizon marrëveshjen me Yamal, rinovon me Yamal pas 18-vjetorit dhe i dorëzon fanellën me numrin 10.
Lamin Jamal është numri 10 i ri i Barcelonës.
Klubi katalanas sot ka bërë zyrtar një vendim që ishte marrë prej kohësh me sulmuesin spanjoll, rinovimi i kontratës së të cilit deri në vitin 2031 hyri në fuqi pasi ai u bë 18-vjeçar.
Me një konferencë për mediat, klubi sot zhvilloi edhe ceremoninë e dorëzimit të kësaj fanelle për Jamal, fanellë të cilën e “mbante peng” miku i tij Ansu Fati, i larguar së fundmi në huazim drejt Monakos.
Kësisoj, ai ka marrë fanellën legjendare që e kanë mbajtur disa nga emrat më të mëdhenj që kanë kaluar në historinë e këtij klubi si Maradona, Ronaldinjo apo Mesi, duke qenë që tashmë i destinuar për të ndjekur gjurmët e tyre.