Sulmuesi i Kombëtares “sinjale” Newcastles

- Bota Sot

Sulmuesi i Kombëtares “sinjale” Newcastles

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani është përzgjedhur si pjesë e skuadrës së “K-League”, e cila do të përballet me Newcastle në turneun miqësor “2025 Coupang Play Series”. Ky takim do të luhet të mërkurrën në stadiumin “Suwon”.

Sulmuesi 30-vjeçar e fitoi vendin në këtë formacion yjesh të ligës koreane pas 17.980 vota.

Në edicionin aktual me Gwangju FC Jasir Asani numëron 18 ndeshje, e përkthyer me 6 gola dhe 2 asist.

Në prag të ballafaqimit me “Qymurxhinjtë” në miqësore, bomberi shqiptar tha:

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Newcastle me lojtarë që përfaqësojnë ‘K- League’.

Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë.

Jam gati për ndeshjen”.



Read it all at Bota Sot