Sarajeva zyrtarizon lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Sarajeva zyrtarizon lojtarin shqiptar

Futbollisti Agon Elezi i bashkohet skuadrës me renome boshnjake, Sarajevës.

Sarajeva ka prezantuar futbollistin.

Mesfushori 24-vjeçar nënshkroi kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.

“Elezi ka shkëputur kontratën me klubin gjerman Bochum, ndërsa arrin në Sarajevë si lojtar i lirë, i gatshëm për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Ky mesfushor qendror e kaloi gjysmën e fundit si huazim te HNK Gorica, ndërsa më parë ka luajtur për Varazhdinin, Skënderbeun, Vlazërimi, dhe skuadra franceze Caen.

Ai është ngritur në radhët e KF Shkupi dhe luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut”, njofton Sarajeva.



Read it all at Bota Sot