Era do të fryjë nga veriu dhe hqerë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që në momente të caktuara do të variojë nga 20 deri në 80 km/h. Kjo sjell rrezik për dëme materiale, ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e rrëzimit të pemëve apo shtyllave.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 33°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur nën 20°C në shkallë vendi, ndërsa në zonat veriore deri rreth 15°C. /MK