Me golin e Hansen në minutat shtesë të pjesës së parë, Malisheva pësoi disfatë në ballafaqimin e parë kundër Vikingur të zhvilluar një javë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky rezultat e bën më të komplikuar objektivin e skuadrës së trajnerit Bekim Isufi për të kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pasi nevojitet një përmbysje e rezultatit në ndeshjen e sotme që zhvillohet në stadiumin “Víkingsvöllur" në kryeqytetin islandez, raporton KosovaPress.
Në ndeshjen e parë, Malisheva pati paraqitje shumë të mirë.
Sidomos në pjesën e dytë ku pari disa raste të mira për ta barazuar rezultatin, por sonte nevojitet një sforcim më i madh për ta bërë hapin e madh tutje.