Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë janë duke zhvilluar një operacion nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, në lidhje me dyshimet për veprën penale të spiunazhit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, operacioni është ende në zhvillim.
Për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
“Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”- thuhet në njoftimin e datës 17.07.2025.
Njoftimi i plotë: