Arbin Zejnullai është futbollisti më i ri i ekipit të Shkëndijës së Tetovës.
Pasi mbylli aventurën e tij me Egnatian në Superiore, 26-vjeçari vendosi që të rikthehej në elitën e futbollit maqedonas.
Kështu, Shkëndija bëhet akoma më e fortë, duke rikthyer “djalin e shtëpisë”.
Tashmë ekipi tetovar ka një aset të çmuar në organikë, para ndeshjes së Champions League me Steaua Bukuresht, e cila është e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese.
Kujtojmë se Zejnullai ishte mjaft i kërkuar edhe në Superiore. Për të kishin shfaqur interes Dinamo, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, por 26-vjeçari zgjodhi me zemër.