Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën

- Bota Sot

Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën

Armando Broja është një nga disa nga emrat që do të largohen këtë verë nga Chelsea. Sulmuesi kuqezi i rikthyer pas huazimit tek Everton sezonin e kaluar, nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca, ndaj do largohet.

“The Athletic” raporton se e ardhmja e Armando Brojës do jetë në Bundesligë, te Stuttgart ose Leipzig. Stuttgart e shikon shqiptarin si zëvendësuesin ideal të Nico Woltmade, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet te Bayern Munich këtë verë.

Në anën tjetër, Leipzig e shikon Brojën si profilin e duhur për të mbuluar boshllëkun e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Xavi Simons ose Benjamin Sesko.

Njëri prej holandezit ose sllovenit, është i sigurt që do largohet nga Leipzig, por nuk përjashtohet mundësia që të largohen të dy, nëse vijnë ofertat e duhura.

Ajo që nuk dihet ende deri tani është nëse Broja do të largohet në mënyrë përfundimtare drejt Bundesligës, apo do jetë huazim me të drejtë blerjeje ose detyrim, apo huazim i thjesht.



Read it all at Bota Sot