Martini bën zgjedhjet,

- Bota Sot

Martini bën zgjedhjet,

Vllaznia do të paraqesë një formacion me ndryshime në ndeshjen e kthimit ndaj Daugavpils, ku, përveç rikthimit të disa titullarëve, trajneri Martini kërkon që të ketë një qasje edhe më sulmuese.

Kjo për vetë shifrat e imponuara nga ndeshja e parë, ku kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 0-1 dhe kërkohet me patjetër përmbysja e rezultatit.

E në këtë mënyrë, trajneri shkodran është i detyruar të paraqesë një formacion më sulmues se në 90 minutat e para.

Kështu, nga porta pritet ta nisë Qarri, i cili pavarësisht se ndoshta gaboi disi në golin e pësuar në ndeshjen e parë, duket se sërish ka besimin e stafit teknik. Në mbrojtje pritet Kuros që së bashku me Bajramin dhe Gurishtën pritet të formojnë treshen e mbrojtjes.

Në të djathtë, nëse nuk aktivizohet Gurishta, do të jetë Kruja që do të e nisë nga minuta e parë, teksa majtas do të rreshtohet Jago. Me Qaton dhe Krymin që formojnë “digën” para mbrojtjes, të cilët në mesfushë do të kenë edhe shpejtësinë dhe teknikën e Males, që pritet të rikthehet titullar, me Salën që shkon në stol. E teksa nuk ka ndryshime në sulm, ku Balaj do të udhëheqë ofensivën kuqeblu, me Dodajn përkrah tij.

Vllaznia(3-5-2): Qarri; Kuros, Bajrami, Gurishta; Jago, Krymi, Mala, Qato, Kruja; Balaj, Dodaj



Read it all at Bota Sot